Në “Estadio de la Ceramica”, Villarreal po përballet me Copenhagen për javën e gjashtë të Champions League. Në fillim të ndeshjes ndodhi një incident i vogël.
Në vend të himnit të Champions League, në stadium u vendos himni i Europa League dhe sigurisht që momenti nuk vonoi të bëhej viral.
Përsa i përket rezultatit, danezët gjetën golin që në minutën e 2-të me Mohamed Elyounoussi.
Në rast se në La Liga, Villarreal po bën mjaft mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e tretë, në Champions League ka vetëm 1 pikë deri tani.