Shkëndija e Tetovws ngadalë mbyll përgatitjet për ndeshjen e të enjtes me Slovan Bratislavën e Sllovakisë në kuadër të xhiros së pestë të UEFA Conference League. Kuqezinjtë sonte kanë seancën e fundit stërvitore.
Dueli do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të Shkupit të enjten me fillim në orën 18:45.
Trajneri Jeton Beqiri, tha: “Mendoj se është rasti i parafundit i Shkëndijës sa i përket kualifikimit në mesin e 24 skuadrave që do të vazhdojnë më tej.
Unë jam i mendimit se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht shumë cilësor që vitin e kaluar ishte edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, por gjithmonë kur luajmë si vendas kur luajmë në Shkup kemi paraqitje pozitive.
Edhe kundër ekipit të Slovan Bratislavës, shprsoj që ekipi të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam me besim të lartë se i kemi të gjitha parakushtet dhe mundësitë të sigurojmë një rezultat, i cili pastaj në ndeshjen e fundit do të na jep një komoditet të mund të plasohemi në mesin e 24 skuadrave më të mira”.
Besart Ibraimi, tha: “Sa u përket tifozëve, normal se ato janë një motiv shtesë për ne. Nesër pres që të jenë në një numër sa më të madh. Pres mbështetjen e “Ballistëve”, pasi ata janë numri jonë i 12-të dhe besoj që do të na i lehtësojnë që të vijmë deri te fitorja”.
Jeton Beqiri, tha: “Sa i përket grupit të futbollistëve, kemi pengesa si gjithë skuadra në këtë fazë. Për ndeshjen e nesërme nuk do të kemi mundësi të llogarisim te mesfushori Al Hasan për arsyje të tre kartonave të verdhë dhe Tambën për shkak të dëmtimit”.
Besart Ibraimi, u shpreh: “Normal se jemi të kënaqur të gjithë ne, këtë vit shkruam historinë. Por, ne nuk duhet të ndalemi këtu, nesër duhet ta japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen dhe pse mos të kualifikohemi më tej”.
Jeton Beqiri: “Është një edicion historik për ne. Unë mendoj që në katër ndeshjet e kaluar, skuadra ka marrë më pak sa që ka dhënë në fushën e lojës. Konkretisht mendoj në dy ndeshjet e fundit, sipas mendimit tim meritonim diçka më shumë sa i përket pikëve.
Por, futbolli e ka ashtu, në momente të veçanta jemi me fat, në momente të caktuara mund të penalizojë edhe fati. E rëndësishme është që të jemi akoma në lojë për kualifikim.
E rëndësishme është që Shkëndija edhe në mesin e dhjetorit luan në Kupat Europiane.
Ne duhet të bëjmë çmos që të marrim rezultate sa më të mira të mundshme në këto dy ndeshje që na kanë mbetur”.
Besart Ibraimi: “Normal ndikon kjo, kur të gjitha ekipet shkojnë në pushim, ne kemi ndeshje në Europë. Por, na jep fuqi kur e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe me një fitore mund të kualifikohemi më tej dhe ne jemi të gatshëm, jemi të motivuar, do të japim maksimumin. Në dy ndeshjet e fundit, fati ska qenë në anën tonë, besoj që me pak fat, nesër ta fitojmë këtë duel”.
Jeton Beqiri: “Është shumë e pazokontë, pasi viteve tjera, futbollistët menzi i pritnin të përfundojnë ndeshjet në kampionat dhe të shkojnë në pushimin e merituar, ndërsa këtë vit neve do të na duhet edhe disa ditë shtesë që ti luajmë këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme si për ne si për klubin si për futbollistët, por edhe për opinionin dhe tifozët.
Unë personalisht në emrin tim, do të kisha dëshiruar që Shkëndija çdo vit të ketë këtë eksperiencë dhe besoj që nëse kjo eksperiencë vijon të përsëritet edhe vitet e ardhshme, atëherë besoj se me kalimin e kohës, Shkëndija do ta ngrit nivelin dhe do të jetë diçka e zakonshme”.