Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, do të përballet me AZ Alkmaar, në ndeshjen e xhiros së pestë të Conference Leaguë në futboll.
Drita është para sfidës së madhe dhe nesër synon pikë ndaj gjiganto holandez.
Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita zë vendin e tetë me 5 pikë të mbledhura.
Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, tha:
"Nëse nuk do ishim të gatshëm nuk do kishim arritur këtu ne kemi qenë të gatshëm çdo takim kemi dhënë maksimumin, ne si staf duke analizu kundërshtarin duke dhënë informata tek futbollistët dhe duke bërë analizën edhe këtë ndeshje mendoj se ekipi është shumë i gatshëm për të dhënë maksimumin.
Duhet të kemi shumë disiplinë taktike ekipi është mjaft i motivuam, është një garë ku kemi 8 pikë pas 4 ndeshjeve dhe shpresojë të vazhdojmë ecurinë pozitive dhe normal me një fitore mund të jenë krejt ndryshe pas asaj fitore por e para duhet të kemi shumë disiplinën taktike brenda në fushë dhe secili futbollist do të jap çdo atom brenda në fushë.
Asnjëherë nuk jam frikësuar nga presioni, të luftojmë për fitore sa i përket motivimit nuk kam humbur asnjë fjalë për të motivuar ekipin falë drejtuesve ata nuk më lënë të flas për ta sepse ata nuk e lënë ekipin pa një premio të madhe që do jetë edhe një motiv shtesë por gjithmonë kërkoj nga unë dhe futbollistët që objektivi jonë të jetë i pamposhtur objektivi do jetë të luftojmë çdo pozicion të dyfishojmë në çdo pozicion që në fund edhe me një barazim do ishim shumë të kënaqur.
Duke u bazuar në analiza që kemi bërë me stafin teknik, shpresojë që nesër të japim maksimumin dhe të dalim të pamposhtur".