Xabi Alonso nuk shkarkohet tani

- Bota Sot

Xabi Alonso nuk shkarkohet tani

Xabi Alonso nuk shkarkohet tani, pavarësisht krizës – Real Madridi i qëndron besnik projektit

Real Madrid ka hyrë në një periudhë të trazuar, si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, por duket se presidenca nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa drastikë.

Sipas Diario AS, klubi madrilen nuk do ta shkarkojë Xabi Alonson, të paktën jo tani, pavarësisht rezultateve zhgënjyese javët e fundit.

Humbja e fundit 1:2 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve ka shtuar presionin mbi trajnerin bask, duke e thelluar edhe më shumë krizën që ka kapluar ekipin. Madrilenët nuk po arrijnë të gjejnë ritëm as në La Liga, ku disa rezultate negative kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi formën dhe drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit besojnë se ndryshimi i menjëhershëm i trajnerit nuk do t’i sillte zgjidhjet e kërkuara.

Sipas burimeve të afërta me klubin, projekti i Xabi Alonsos shihet ende me perspektivë afatgjatë dhe vendimmarrja e klubit mbetet e ftohtë, pavarësisht zhurmës së mediave dhe zhgënjimit të tifozëve.

Pavarësisht kësaj mbështetjeje të përkohshme, situata mbetet e brishtë: nëse rënia e formës vazhdon, presioni mund të bëhet i padurueshëm edhe për drejtuesit më të duruar.

Ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit dhe për ambiciet e klubit në të dy frontet.



Read it all at Bota Sot