Partizani nxjerr në shitje biletat për duelin me Flamurtarin

- Bota Sot

Partizani nxjerr në shitje biletat për duelin me Flamurtarin

Partizani do të presë në shtëpi skuadrën e Flamurtarit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 16-të të kampionatit.

Përballje kjo që do të zhvillohet në “Arenën e Demave”, ditën e shtunë në orën 16:30.

“Demat” pas suksesit në derbi ndaj Tiranës do të tentojnë një tjetër fitore në shtëpi, për t’u ngjitur në klasifikim. Dhe për këtë kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve.

Klubi ka nxjerrë ditën e sotme në shitje edhe biletat për sfidën me vlonjatët.

Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre të cilat variojnë nga 300 lekë deri në 3000 lekë.



Read it all at Bota Sot