Duel vendimtar për elitën

- Bota Sot

Duel vendimtar për elitën

Laçi–Skënderbeu është kryendeshja e javës së 16-të në Kategorinë e Parë, një përballje mes rivalësh dhe pretendentësh të drejtpërdrejtë për ngjitjen në Superiore.

Të dy skuadrat, që ranë nga elita në sezonin e kaluar, nisën këtë kampionat me ambicien për të qenë thjesht “kalimtarë” në Kategorinë e Parë dhe për të rikthyer menjëherë emrin e tyre në Superiore.

Skënderbeu duket më i qartë në misionin e tij, megjithëse javën e fundit pësoi një goditje të fortë në shtëpi, duke u mundur nga Pogradeci.

Ndërsa Laçi ka kaluar periudha barazimesh radhazi, që kanë shkaktuar humbje terreni ndaj rivalëve dhe kanë bërë që vendi i dytë të mos jetë më i sigurt. Fitorja e fundit ndaj Korabit shihet si një udhërrëfyes për kurbinasit për të mbyllur vitin me pikë të plota në dy ndeshjet e mbetura, ndaj Skënderbeut në Laç dhe më pas në transfertën e Fierit.

Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka do të kërkojë të reflektojë menjëherë dhe triumfi ndaj Skënderbeut do të shërbejë si autokritikë dhe konfirmim i dominimit të Laçit deri tani në kampionat. Megjithatë, të dy ekipet nuk do të jenë të kompletuara. Laçi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin titullar Agan Mjaki, ndërsa Skënderbeu do të jetë pa sulmuesin kryesor Razak Tajo, të dy të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë të plotësuar.

Ky duel pritet të jetë i fortë, me shumë emocione dhe me pasoja direkte në garën për ngjitjen në Superiore, duke bërë që sytë e tifozëve dhe ekspertëve të jenë të gjithë tek Laçi dhe Skënderbeu këtë fundjavë. Skënderbeu kryeson renditjen me 34 pikë, por me një ndeshje me pak, atë ndaj Ilirisë që do ta luaj më 17 dhjetor në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë, Laçi është i dyti me 27 pikë, por e ndjek Pogradeci me një pikë më pak, 26. Në fazën e parë, takimi i zhvilluar në Korçë mes dy skuadrave u fitua nga Skënderbeu në shifrat 1-0. Golin e fitores për skuadrën e trajnerit Ernest Gjoka e shënoi Renato Gjini, i cili në minutën e 78-të finalizoi asistin e Kosta Vangjelit. Fitorja synohet nga të dyja skuadrat, pasi të tilla i kanë objektivat.

Trepikëshi është më jetik për kurbinasit, pasi vetëm kështu mund ta ruajnë vendin e dytë që u kërcënohet nga Pogradeci, që luan në shtëpi ndaj Kukësit.



Read it all at Bota Sot