Skuadra e Sunderlandit gjatë vikendit do të luajë ndaj Newcastle Unitedit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të në Premier League.
Ky është një derbi i madh anglez, që ka munguar për një kohë të gjatë.
Kapiteni i “Maceve të Zeza”, Granit Xhaka e vlerëson këtë derbi si më të madhin që ka luajtur ndonjëherë.
“Kam pasur shumë rivalë në karrierën time, por mendoj se ky do të jetë më i madhi.
Le të përpiqemi t’u japim tifozëve dhe klubit diçka të madhe.
Ne kemi një objektiv dhe është të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Granit Xhaka
Ndeshja mes Sunderlandit dhe Newcastle Unitedit do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00.