Rrahmani rikthen formën te Sparta Praga

- Bota Sot

Rrahmani rikthen formën te Sparta Praga

Sulmuesi Albion Rrahmani po kalon një moment pozitiv te Sparta Praga, pas një periudhe jo të mirë ku nuk shënoi për dy muaj.

Golat e tij në dy ndeshjet e fundit kanë ndihmuar ekipin të kualifikohet në Kupën e Çekisë dhe të marrë pikët e plota në elitë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Craicova, Rrahmani pranoi se rikthimi i besimit ka qenë kyç:

“Sigurisht është e rëndësishme për një futbollist të ketë besim. Mendoj se e kam fituar prapë besimin. Shpresoj të vazhdoj të bëj gjërat mirë në secilën lojë.”

Sulmuesi i Kosovës kujtoi debutimin ndaj Craicovas kur ishte pjesë e Rapid Bukureshtit dhe shpreson që të gjejë rrugën drejt golit edhe këtë herë:

“Craicova është një skuadër shumë e fortë, veçanërisht në shtëpi, por ne do të jemi 100% gati për të fituar tre pikët.”

Rrahmani përgëzoi gjithashtu ish-klubin e tij, Rapid Bukuresht, për performancën e tyre këtë sezon dhe shprehu dëshirën që ata të fitojnë trofe:

“I shikoj thuajse të gjitha ndeshjet. Po luajnë shumë mirë dhe shpresoj që të fitojnë trofe këtë sezon.”

Me këtë formë, Rrahmani duket gati të vazhdojë të jetë një nga lojtarët kyç të Sparta Pragës këtë sezon.



Read it all at Bota Sot