Spikat derbi Ballkani – Prishtina dhe Drita - Gjilani

- Bota Sot

Spikat derbi Ballkani – Prishtina dhe Drita - Gjilani

Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin zyrtar, ku dy duele luhen të shtunën, ndërsa tre përballjet tjera zhvillohen të dielën.

Të shtunën përballen Drenica – Ferizaj, në stadiumin “Bajram Aliu” dhe  Prishtina e Re – Dukagjini.

Ndërkaq, të dielën priten ndeshje të zjarrta të kësaj xhiro, me tre duele që pritet të sjellin duele të forta.

Padyshim  dueli gjilanas Drita-Gjilani, derbi i Anamoravës, është kryesfida e fundjavës që vjen.

Ballkani – Prishtina, është një tjetër sfidë interesante dhe e rëndësishme për këto dy skuadra që po ‘luftojnë’ për kreun e tabelës.

Llapi – Malisheva, është një tjetër ndeshje që do të luhet të dielën pasdite, duel pa dyshim që pritet të dhurojë një ndeshje të fortë dhe cilësore.

Kjo xhiro pritet të jetë vendimtare për ecurinë e skuadrave në fazën e dytë të kampionatit, duke sjellë duele me peshë dhe atmosferë të zjarrtë për futbolldashësit anembanë vendit.

Superliga/Java e 17-të

Të shtunën takohen:

Drenica-Ferizaj

Prishtina e Re-Dukagjini

Të dielën takohen:

Ballkani-Prishtina

Drita-Gjilani

Llapi-Malisheva

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.



Read it all at Bota Sot