Pep Guardiola nuk i ka fshehur lëvdatat për Rodrygon, pas ndeshjes së mbrëmshme në “Bernabeu”, ku Man. City fitoi 1-2 në transfertë ndaj Real Madridit.
“Rodrygo është lojtar i një niveli tjetër. Ai djalë është shumë, shuëm i mirë.
Jam i lumtur që është rikthyer nga dëmtimi”, tha Guardiola.
Kujtojmë që Manchester City prej kohësh interesohet për yllin brazilian të Real Madridit, por me paraqitjen e mbrëmshme, vështirë që ai mund të largohet nga Real Madrid.
Edhe Xabi Alonso pranoi që ka veptuar gabim me Rodrygo-n, duke i dhënë pak hapësira këtë sezon.