Sa para i solli Shkëndijes fitorja në Conferende League?

- Bota Sot

Sa para i solli Shkëndijes fitorja në Conferende League?

Shkëndija e Tetovës mposhti Slovan Bratislavën me rezultatin e pastër 2:0. 

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ndërsa ishte e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Konferencës.

UEFA akordon 400 mijë euro për çdo fitore në këtë fazë.

Dhe Shkëndija është hera e dytë që e gëzon këtë shumë, ndërsa edhe 130 mijë euro janë përfituar falë një barazimi.

Me 7 pikë të grumbulluara, Shkëndija vijon të besojë. Kualifikimi më tej është i mundur dhe ndeshja e radhës do të luhet me AEK Larnakën në transfertë.

UEFA ka ndarë thuajse 1 milion euro deri tani për Shkëndijën. Ky edicion për ta rezulton më i suksesshmi në histori.



Read it all at Bota Sot