Policia në Mitrovicë ndalon 4 automjete me targa serbe që po kontrabandonin mallra

- Bota Sot

Policia në Mitrovicë ndalon 4 automjete me targa serbe që po kontrabandonin mallra

Policia e Kosovës ka ndaluar dje katër automjete me targa të Serbisë në fshatin Rujishte, që dyshohet se transportonin mallra pa dokumente mbi prejardhjen, përfshirë tekstil, ushqime dhe produkte mishi.

Gjashtë personat e gjendur në automjete u shoqëruan në Stacionin Policor Mitrovicë Veri, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.

“ Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e te cilit rasti iniciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit persona

Postimi i plotë:

Policia e Kosoves arreston gjashtë (6) persona per "Kontrabandim me mallra" dhe "Kalim ilegal të kufirit"

Me datën 11.12.2025 rreth orës 18:30 ne fshatin Rujishte ne nje rrugë malore, njësit policore kanë ndalur katër automjete me targa te shtetit te Serbisë, te cilat dyshohet se kishin malli te kontrabanduar , pa dokumente mbi prejardhjen e mallit, ne te cilën gjendeshin gjësende te ndryshme si tekstil, gjësende ushqimore, produkte te mishit, ne këto automjete ishin gjashtë persona te njëjtit janë sjellë se bashku me automjete ne Stacionin Policor Mitrovicë veri. Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e te cilit rasti iniciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar te lirohen ne procedurë te rregullt.



Read it all at Bota Sot