Ja sa tifozë e ndoqën Shkëndijën ndaj Slovanit

- Bota Sot

Ja sa tifozë e ndoqën Shkëndijën ndaj Slovanit

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, përndryshe kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, mbrëmë shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Slovanit nga Bratisllava, në takimin e xhiros së pestë të Conference League në futboll. 

“Në Arena në Shkup u ndoq nga gjithsej 1497 tifozësh.

E pabesueshme…

Sidomos kur dihet se Shkendija ka një  numër të madh tifozësh, të cilët e mbushën pa problem stadiumin tonë më të madh në të kaluarën.

Tani, ku është problemi, dhe pse tifozët nga Tetova nuk vijnë në këto ndeshje nga faza e grupeve të Conference League, vetë drejtuesit e Shkëndijës do të duhet ta dijnë”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.

Mbrëmë, vetëm dy ndeshje në Evropë u ndoqën më pak shikuesish.

Bëhet fjalë për ndeshjen në Islandë midis ekipeve Breidablik dhe Saint Rovers nga Irlanda, dhe dueli Lincoln nga Gjibraltari kundër ekipit Sigma, të cilin e ndoqën 686 spektatorësh për kushtet lokale.



Read it all at Bota Sot