Milani interesohet për shërbimet e ‘dështimit’ të West Hamit

- Bota Sot

Milani interesohet për shërbimet e ‘dështimit’ të West Hamit

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i West Hamit, Niclas Fullkrug, është një nga emrat që Milani do të konsiderojë në afatin kalimtar të janarit, pasi gjermani dëshiron të largohet nga klubi i tij.

Sulmuesi i West Hamit, Fullkrug, është një nga lojtarët në agjendën e Milanit për merkaton e janarit dhe “Rossonerët” do të shqyrtojnë një marrëveshje të mundshme në javët e ardhshme.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Fullkrug është i pakënaqur te West Hami, ku ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje nga 15 gjithsej dhe ka luajtur vetëm 28 minuta në dy muajt e fundit.

32-vjeçari nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Gazeta italiane raporton se Fullkrugi mund të largohet në formë huazimi muajin e ardhshëm, edhe pse West Hami pagoi 30 milionë euro për ta nënshkruar vetëm 16 muaj më parë, dhe sulmuesi ka tërhequr interesim edhe nga Bundesliga.

Milani do të kërkojë një qendërsulmues klasik në afatin kalimtar të janarit dhe përjashtimi i vetëm mund të jetë sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee.



Read it all at Bota Sot