Kapen mbi 5 mijë euro mallra të padeklaruara në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse për vozitësin e autobusit

- Gazeta e Prizrenit

Kapen mbi 5 mijë euro mallra të padeklaruara në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse për vozitësin e autobusit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar një autobus për kontrolle rutinë. Sipas njoftimit, pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë dërguar automjetin për kontroll në vijën e dytë, ku kanë konstatuar praninë e mallrave të padeklaruara si:
– Aksesorë dhe pajisje sportive
– Produkte kozmetike të markave të njohura
– Produkte për fëmijë
Siç bëhet e ditur në njoftim, vlera totale e mallrave të ndaluara arrin rreth 5,100 euro.
“Vozitësi nuk ka poseduar faturë apo dokumentacion përkatës për mallrat në fjalë, prandaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme” – thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës tutje ka apeluar te të gjithë udhëtarët dhe transportuesit që të respektojnë obligimet ligjore gjatë kalimit kufitar dhe të deklarojnë çdo mall që posedojnë, në mënyrë që të shmangen procedurat ndëshkuese dhe vonesat gjatë kontrollit.


Read it all at Gazeta e Prizrenit