Vdes emri i njohur i futbollit

- Bota Sot

Vdes emri i njohur i futbollit

Ish-futbollisti spanjoll, Antonio Gonzalez, i njohur si Chuzo, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Antonio Gonzalez ishte lojtari i parë nga Malaga që veshi fanellën e ekipit kombëtar spanjoll të futbollit, dhe kjo ndodhi më 30 tetor të vitit 1960 kundër Austrisë në stadiumin e famshëm "Prater", së bashku me disa lojtarë të famshëm të asaj gjenerate si Luis del Sol, Chuso Pereda, Alfredo di Stefano...

Chuzo arriti në Atletico Madrid në moshën vetëm 17 vjeçare.

Me të kuqtë e bardhë, ai luajti edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Kampionëve kundër Real Madridit, i cili në atë kohë ishte kampion i Evropës.

Me Atletico Madrid, ai fitoi dy herë Kupën e Mbretit (të dyja kundër Real Madridit në Bernabeu) dhe një tjetër trofe, Kupën e Fituesve të Kupave (kundër Fiorentinës).



Read it all at Bota Sot