Zelensky viziton Kupianskun teksa Moska pretendonte se e kishte pushtuar

- Bota Sot

Zelensky viziton Kupianskun teksa Moska pretendonte se e kishte pushtuar

Forcat ukrainase thanë se kanë rimarrë pjesën e qytetit verilindor të Kupiansk dhe se kishin rrethuar trupat ruse, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi zonën dhe vlerësoi operacionin, duke thënë se ai forcoi Ukrainën në aspektin diplomatik.

Zelensky ka postuar një video që thotë se është regjistruar nga qyteti i vijës së frontit, Kupiansk, në Ukrainën lindore.

Edhe pse nuk është e qartë se kur është bërë saktësisht videoja, Zelensky tha:

“Sot, është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrihen rezultate në vijat e frontit në mënyrë që Ukraina të arrijë rezultate në diplomaci”.

Ndërkohë, Moska pretendoi muajin e kaluar se forcat e saj kishin marrë kontroll të plotë të Kupianskut.

“Sot, mund të themi se rusët në qytet janë plotësisht të izoluar,” tha komandanti ushtarak Ihor Obolienskyi për medien Ukrainska Pravda.



Read it all at Bota Sot