Dëmtohet rëndë Medon Berisha

- Bota Sot

Dëmtohet rëndë Medon Berisha

Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen mes Lecces dhe Pisas, duke i dhënë një goditje të fortë sezonit të tij spektakolar në Serie A.

Futbollisti e la fushën mes dhimbjeve dhe lotëve, ndërsa stafi mjekësor u detyrua ta transportojë me barelë pas incidentit të pësuar.

Mediat italiane raportojnë se situata duket alarmante. Sipas vlerësimeve të para, ekziston dyshimi i fortë se Berisha ka pësuar një këputje të muskujve aduktorë, një lëndim që zakonisht kërkon kohë të gjatë rikuperimi.

“Përshtypja fillestare është një këputje në muskujt aduktorë”, shkruan një prej mediave italiane, duke shtuar shqetësimin mbi gjendjen e tij.

Nëse diagnoza konfirmohet zyrtarisht, Berisha do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj, duke vënë seriozisht në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në play-offet e Botërorit 2026, një objektiv kyç për Kombëtaren shqiptare.

Deri në momentin e dëmtimit, Berisha ishte një nga mesfushorët më të spikatur në ligë, me 12 paraqitje, dy gola dhe tre asistime, duke u konsideruar si një nga futbollistët më në formë të sezonit në radhët e Lecces dhe një aset i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.



Read it all at Bota Sot