“Më vjen keq për Berishën”, Ramadani zbulon: Trajneri më flet gjithmonë, nuk fjeta pas ndeshjes me Kremonezen

- Bota Sot

“Më vjen keq për Berishën”, Ramadani zbulon: Trajneri më flet gjithmonë, nuk fjeta pas ndeshjes me Kremonezen

Ylber Ramadani po kalon një nga momentet më të mira te Leçe. Mesfushori i Kombëtares ka lënë pas edicionin e kaluar dhe është lider në mesfushë. Ndeshja e djeshme u fitua nga Leçe përballë Pizës, ndërsa Ramadani ishte nga më të mirët në fushë.

Pas triumfit në Seria A, mesfushori shqiptar tha fjalën e tij. Ndër të tjera tregoi edhe si e përjetoi penalltinë e shkaktuar ndaj Kremonezes, që i hapi rrugë fitores së këtyre të fundit në javën e kaluar.

“Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për ne sepse vlente gjashtë pikë. Më vjen keq për Berishën sepse është vëllai im më i vogël, shpresoj të mos jetë dëmtuar”, tha fillimisht Ramadani për “DAZN”.

“Trajneri flet gjithmonë me mua dhe me Falkonen për të ndihmuar shokët e ekipit. Grupi këtë vit është fantastik, e njoh mirë ambientin. Kur luan mirë, tifozët të mbështesin gjithmonë. Sot ndeshja ishte në duart tona, që nga minuta e parë kemi qenë gjithmonë aty. Pas golit e menaxhuam mirë avantazhin. Kur gaboj, jam i pari që marr përgjegjësitë e mia. Pas ndeshjes me Kremonezen nuk kam fjetur për shkak të faullit që çoi në penallti.

Sot(dje) jam i lumtur për skuadrën. Përpiqem t’i ndihmoj të gjithë dhe të vrapoj për të gjithë. Vrapoj për shokët e mi të ekipit sepse dua të fitoj bashkë me ta. Kur shoh që po luajmë mirë, kërkoj mbështetjen e tifozëve. Gjithmonë shkoj t’i përshëndes tifozët, sepse luajmë gjithmonë për ta”, u shpreh Ramadani ndër të tjera në konferencë për shtyp.



Read it all at Bota Sot