Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:47 në autostradën “Ibrahim Rugova” në drejtimi Suharekë-Duhël, tek vendi i njëjtë ku gjetën vdekjen 2 shtetaset shqiptare.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi.
Lexo edhe:
E dhimbshme: Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në “Ibrahim Rugova”