Vendosen pas Portugalisë

- Bota Sot

Vendosen pas Portugalisë

Fitoret e Barçës, Atletikos, Betisit dhe Rajo Vajekanos i kanë lejuar futbollit spanjoll të shtojë koeficientin në një ditë, në të cilën humbjet e Real Madridit, Vijarrealit dhe veçanërisht Seltës kundër Bolonjës kanë qenë penalizuese.

Po flasim për koeficientin e UEFA-s, i cili në fund të sezonit do të përcaktojë në mënyrë esplicite edhe numrin e skuadrave, të cilat do të marrin pjesë në kompeticionet europiane e më konkretisht në “Champions Ligë”, “Europa Ligë” dhe “Konferencë Ligë”.

Spanja mbetet e treta në renditjen e përgjithshme (85,328 pikë) pas Anglisë (103,339) dhe Italisë (91,946), por diferenca me federatën italiane vazhdon të rritet. Ky klasifikim, i cili i lejoj skuadrat spanjolle të përfaqësohen me 4 ekipe në “Champions” është për 5 vitet e fundit dhe është ai që vendos.

Por spanjollët po ndjejnë se diçka nuk po shkon në pikët e tyre, pasi në 4 muajt e parë ata kanë humbur teren kundrejt të gjithë pretendetëve të tjerë, duke qenë të pestët. Është kurioze që të dihet numri i pikëve, i cili është 10,375 pas, Anglisë (12,500), Gjermanisë (11,142), Italisë (11,000) dhe Portugalisë (10,600).

Java e ardhshme e ardhshme e ndeshjeve, e cila përkon me vitin e ri kalendarik do ketë një ndeshje kyçe, Atalanta-Atletik Bilbao. Kjo ndeshje mund t’i lejojë ekipit të Valverdes të depërtojë në 24 vendet e para nëse fiton dhe t’i heqë pikë federatës italiane.

Renditja e koeficientit të klubeve sipas federatës bazohet në rezultatet e klubeve të secilës federatë në pesë edicionet e mëparshme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Kjo renditje përcakton numrin e vendeve të ndara për secilën federatë në edicionet e ardhshme të garave të klubeve të UEFA-s. Kur dy federata kanë të njëjtin koeficient, ajo me koeficientin më të lartë në sezonin më të fundit do të renditet e para.



Read it all at Bota Sot