Mikel Arteta i ve "diagnozën"

- Bota Sot

Mikel Arteta i ve "diagnozën"

Ardhja e Viktor Gyökeres te Arsenali nuk i përmbushi pritjet fillestare, por Mikel Arteta beson se sulmuesi suedez ka atë që duhet për të gjetur formën e tij më të mirë. 

“Para dëmtimit mendoj se ai po luante shumë mirë”, tha trajneri spanjol. “Në fillim ishte e vështirë, sepse është një ligë tjetër, kërkesa të ndryshme, ai nuk bëri parasezon, por tani po fillon të fitojë njëfarë qëndrueshmërie”, shtoi ai.  

Për Artetën, suksesi i 27-vjeçarit ndërkombëtar suedez do të vijë kur ai të arrijë të kombinojë aftësitë e tij individuale me stilin taktik të klubit anglez:

"Mendoj se të dyja gjërat duhet të bashkohen.

Duhet ta vendosim lojtarin në kushtet më të mira të mundshme për të shpërthyer dhe për të arritur potencialin e tij. Gjëja më e rëndësishme janë lidhjet me lojtarët përreth tij." 

"Ndoshta ajo që do ta zhbllokojë potencialin e tij është shënimi i golave. Fizikisht ai është në formë shumë të mirë dhe tani duhet të fillojë të shfrytëzojë rastet që ka", përfundoi Mikel Arteta, i cili i dha votë besimi Viktor Gyökeres. 



Read it all at Bota Sot