Përballë vendit të fundit, Pogradeci me “mision” ndaj Kukësit

- Bota Sot

Përballë vendit të fundit, Pogradeci me “mision” ndaj Kukësit

Pogradeci do të zbresë në fushë për të kërkuar një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Kukësit pas suksesit të Skënderbeut.

Ekipi i drejtuar nga Emiliano Çela do të jetë “all-in”, teksa përballë do të kenë ekipin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Ditën e sotme liqenorët kanë shansin e artë që të sigurojnë 3 pikët dhe të shpresojnë te një hap fals i rivalëve në sfidën Laçi – Skënderbeu. Rezultati i kësaj sfide do të përcaktojë edhe renditjen e Pogradecit pas kësaj jave.

Kjo pasi, pogradecarët aktualisht janë 1 pikë pas Laçit të vendit të dytë dhe 8 pikë larg nga Skënderbeu i vendit të parë.

Kështu pas 90 minutave të ditës së sotme, Pogradeci synon të marrë vendin e dytë në klasifikim dhe t’i bëjë “presion” korçarëve në garën për titullin kampion.



Read it all at Bota Sot