Sebastian Spahiu ishte autor i golit të dytë në fitoren 2:0 të Shkëndijës ndaj Slovan Bratislavës, në një paraqitje shumë bindëse të kuqezinjve në UEFA Conference League.
Sulmuesi u shpreh i kënaqur me rezultatin, por theksoi se puna nuk ka përfunduar:
“Tre pikët janë shumë të rëndësishme, por ende nuk jemi kualifikuar. Në Larnaka shkojmë për fitore dhe për kualifikim.”
Spahiu shtoi se po i afrohet formës së tij më të mirë, pas mungesës në fazën përgatitore, ndërsa vlerësoi ambientin dhe projektin e Shkëndijës, që sipas tij i japin besim ekipit si në Evropë ashtu edhe në garën për titull në kampionat.
Kuqezinjtë ndeshjen vendimtare për fazën tjetër do ta zhvillojnë në Qipro, ndaj AEK Larnaka.