Thomas Brdariç ka debutuar me fitore në pankinën e Drenicës së Skenderajt.
Drenica me kryetrajner të ri kthehet në rrugën e fitoreve, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizajt i komplikohen punët në fund të pjesës së parë përkatësisht nga minuta e 42-të, futbollisti Avduli përjashtohet me karton të kuq.
Ferizaj avancoi, por kjo epërsi u përmbys nga vendasit.
Për Drenicën shënuan Topallaj (16 - autogol), Uka (30) dhe për Ferizajn Sadriu (4).
Drenica është në vend të tetë me 20 pikë e Ferizaj në 9-tin (i parafundit) me 16 pikë të mbledhura.
Në javën e ardhshme Drenica do të luajë me Prishtinën dhe Ferizaj e pret Llapin.