Tre gola dhe katër të kuq, Laçi mund mes tensionit Skënderbeun

- Bota Sot

Tre gola dhe katër të kuq, Laçi mund mes tensionit Skënderbeun

Ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut u zhvillua ashtu siç pritej me dy skuadrat, të cilat kryesojnë Kategorinë e Parë, të cilat i dhanë jetë një dueli të fortë sportiv, i cili u fitua nga vendasit.

Sfida në Kurbin, u vendos nga dy gola të shpejtë të Laçit. Myrta (12’) dhe Bibo (28’) i dhanë avantazhin e dyfishtë ekipit bardhezi.

Në fund të pjesës së parë Gjata dhe Taleb u largua nga fusha më karton të kuq.

Sa i përket pjesës së dytë miqtë ngushtuan diferencat me anë të Ukiçit në të 82’ ndërsa nga fusha arbitri largoi edhe Nergutin dhe Musan.



Read it all at Bota Sot