Media spanjolle habitet se si shënoi Vedat Muriqi! Kështu e komenton

- Bota Sot

Media spanjolle habitet se si shënoi Vedat Muriqi! Kështu e komenton

Vedat Muriqi është në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle, për golin që ka realizuar sonte (në minutën e 89-të) nga rreth 15 metra me kokë në këndin e majtë të epërm.

Mallorca e mposhti me rezultat 3:1 Elche-n, në takimin e javës së 16-të në kampionatin spanjoll.

“Çfarë gjuajtjeje me kokë nga Muriqi që vulos rezultatin pas një krosimi perfekt në zonën nga Mascarell. Ai është pas Mbappes dhe Ferranit... ”, shkruan mediumi i njohur “Marca”.

Ky është goli i nëntë i Vedat Muriqit, ka 7 më pak se Mbappe i Real Madridit që udhëheq listën e shënuesve.



Read it all at Bota Sot