Partizani ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2:1.
Për të kuqtë, autorët e golave ishin Vusal Isgandarli dhe dibrani Xhuliano Skuka.
Në krahun tjetër golin e vetëm për vlonjatët e shënoi ish-i i kuq, Herald Marku, por humbja nuk u shmang.
Kështu, të kuqtë ngjiten në vendin e 5-të me 23 pikë, 2 më pak se Vllaznia e “Final Four”.
Në krahun tjetër, me vetëm 13 pikë, Flamurtari mbetet në vendin e 9-të (parafundit).