Deschamps njofton largimin nga kombëtarja pas Botërorit 2026

- Bota Sot

Deschamps njofton largimin nga kombëtarja pas Botërorit 2026

Gjatë Asamblesë Federale të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Didier Deschamps konfirmoi se do të largohet nga stoli i kombëtares franceze pas Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Trajneri kampion bote si lojtar dhe si teknik ka drejtuar “Les Bleus” që nga viti 2012, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.

Deschamps u përgjigj me humor kolegut Gérald Baticle, i cili kishte aluduar se mund të shihte Deschamps të bëhej president i FFF. “Nuk kam asnjë ambicie presidenciale, nuk bën pjesë në planet e mia të ardhshme. Ndihem ende i ri dhe mendoj për të tashmen dhe të ardhmen”, theksoi trajneri.

Objektivi kryesor për Deschamps mbetet fitimi i Botërorit të tretë me Francën këtë verë. “Qëllimi është gjithmonë maksimumi. Nuk fitojmë gjithmonë, por përpiqemi maksimalisht. Mund të mbështeteni tek unë”, shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Deschamps theksoi gjithashtu rëndësinë e futbollit amator për bazën e sportit në Francë:

“Futbolli profesional po kalon momente të vështira, sidomos ekonomikisht.

Thelbi ynë mbetet futbolli amator. Futbolli francez ka nevojë për ju

.” Ky vlerësim i sinqertë i dha asamblesë mundësinë për t’i dhënë një ‘standing ovation’, duke shënuar një kapitull të gjatë dhe prestigjioz në karrierën e tij, ndërsa fokusimi i tij mbetet tashmë te sfida më e rëndësishme: fitimi i Botërorit 2026.



Read it all at Bota Sot