Drita gati për derbin e madh me Gjilanin, Ramadani shpreh optimizmin

- Bota Sot

Drita gati për derbin e madh me Gjilanin, Ramadani shpreh optimizmin

Drita e Gjilanit është gati për derbin më të madh të Kosovës, ku do të përballen me Gjlanin.

Përballja mes dy rivaleve të përbetuar e të një qytetit do të luhet nesër në orën 13.00.

Drita apo Gjilani, cili do të jetë më i mirë në derbin e Anamoravës dhe të javës së 17-të.

"Nesër është derbi i vështirë, derbi i Anamoravës, derbi i qytetit është një ndeshje mjaftë e vështirë dhe e dijmë se për tifozë çfarë do të thotë ky derbi, nesër do të jetë ndeshje me shumë volum por duhet të kemi kujdes dhe  do të bëjmë rotacione me  futbollistët që të jenë me të freskët sepse në derbi duhet të jepet maksimumi sepse në derbi nuk i dihet dhe ky derbi mund të mos vije dhe mund të jetë vetëm një moment ky nesër.

Nuk do të ketë asnjë arsye tjetër se ose lodhja ose jo motivimi por thjeshtë motivuar me luftë sportive me angazhim duke ardh deri te fitorja", - theksoi Zekirja Ramadani, kryetrajner i Dritës.

“Ekziston lodhja por kur e ke përballë  rivalin e qytetit normal që lodhja harrohet është ne plan të dytë”, përfundoi trajneri Ramadani.



Read it all at Bota Sot