Abazaj gati për sfidën ndaj Gjilanit: Derbi nuk është si ndeshjet e tjera

- Bota Sot

Abazaj gati për sfidën ndaj Gjilanit: Derbi nuk është si ndeshjet e tjera

Drita ka presionin e rivalit të qytetit, Gjilanit.

Derbi mes këtyre rivalëve do të luhet nesër (13.00) në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti i Dritës, Kristal Abazaj, tha se do të jetë ndeshje e vështirë.

"Stërvitja shkoi shumë mirë dhe me aq kohë sa kemi pasur jemi përgatitur mjaftë mirë dhe deri diku jemi të lodhur pasi kemi pasur shume ndeshje në këto kohë por është shumë normale për pozitat ku jemi ne dhe suksesin që kemi arritur dhe nuk ndikon në nivelin e performancës dhe objektivin që kemi me.

Secili derbi ka atmosferën e tij në bazë edhe të tifozëve por gjithsecili futet në fushë për të dhënë 100% pasi derbi nuk është si ndeshjet e tjera është një ndeshje më e luftuar dhe është për të bërë krenar qytetin", tha Abazaj.

Drita zë endin e pestë me 24 pikë, por ka një ndeshje më pak dhe Gjilani është në të gjashtin me 22 sosh.



Read it all at Bota Sot