Kristian Shpendi gjen golin në Itali

- Bota Sot

Kristian Shpendi gjen golin në Itali

Kristian Shpendi është rikthyer te goli në Serinë B italiane, teksa tundi rrjetën mbrëmjen e sotme me fanellën e Çezenës në duelin ndaj Mantovës.

Miqtë shënuan 2 herë me Rouço dhe Artiolin në minutat 17 dhe 25, ndërkohë që bomberi shqiptar ngushtoi shifrat në 1 me 2 në minutën e 42-të.

22-vjeçari konfirmoi edhe njëherë se është vrastar brenda zonës, duke mos falur. Goli i Shpendit i hapi rrugë baraspeshës 2 me 2 në minutën e 54-t, pas autogolit të Kastelinit.

Përmbysje e çmendur për bardhezinjtë me Frabotën që realizoi në minutën e 78-të.

Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i 6-të në 16 javë kampionat, si dhe ka arritur të dhurojë edhe 2 asiste. Shpendi rikthehet kështu te goli pas 3 ndeshjesh radhazi pa shënuar.



Read it all at Bota Sot