Skuadra e Sionit ka shënuar fitore me mund të madh, por shumë të ëmbël me rezultat 1:0 ndaj Grashoppersit, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
Rilind Nivokazi, Kreshnik Hajrizi, Benjamin Kololli e Donat Rrudhani, u paraqitën nga minuta e parë për Sionin dhe Samuel Krasniqi të Grasshopersi.
Benjamin Kololli shënoi nga penalltia në minutën e 43-të.
Futbollisti Asp në minutën e 75-të nuk e realizoi rastin më të mirë për Grasshopersin, dështoi nga penalltia.
Rrudhani e Nivokazi u zëvendësuan në minutën e 61-të e Kololli në të 81-tin dhe Krasniqi në minutën e 81-të.
Hajrizi në minutën e 27-të e Kololli në të 74-tën u ndëshkuan me kartona të verdhë.
Pas javës së 17-të Sioni zë vendin e 4-të me 27 pikë e Grasshopersi është në vendin e 11-të me 14.