Sulmuesit Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani janë në formën më të mirë.
Njëri në Spanjë e tjetri në Gjermani, po japin atomin e fundin e për skuadrat e tyre.
Vedat Muriqi po shkëlqen në fanellën e Mallorca-s dhe Fisnik Asllani te Hoffenheimi.
Muriqi deri me tash ka realizuar 9 gola për 16 ndeshje apo ka 7 më pak se Mbappe i Real Madridit.
“Çfarë gjuajtjeje me kokë nga Muriqi që vulos rezultatin pas një krosimi perfekt në zonën nga Mascarell.
Ai është pas Mbappes dhe Ferranit... ”, shkruan mediumi i njohur “Marca”.
Muriqi shënoi në minutën e 89-të në fitoren e Mallorca-s me rezultat 3:1 ndaj Elches.
Asllani me Hoffenheimin është shndërruar në qendër të vëmendjes në futbollin gjerman, deri me tash ka realizuar 6 gola, ka 11 më pak se Harry Kane i Bayernit.
Asllani u vlerësua lart nga “Kicker” dhe media tjera gjermane. Ai shënoi në minutën e 72-të në fitoren e Hoffenheimit me 4:1 kundër Hamburgut.