Sot në orën 18:00 do të nisë supersfida e javës në Turqi. Trabzonspori do të përballet me Beshiktashin, prej orës 18:00.
E gjithë vëmendja është te Ernest Muçi, që ka shënuar pesë gola në tri sfidat e fundit.
Një tifoze të Beshiktashit, i kërkon të rikthehet pasi shkrep një foto me mesfushorin e Kombëtares.
Muçi reagon duke qeshur dhe i habitur për më tepër.
Mesfushori shqiptar u bë i padëshiruar te Beshiktashi, që vendosi ta huazonte te klubi tjetër turk.
Tashmë është në dorën e Trabzonsporit, nëse do e blejë kartonin e Muçit për 8.5 milionë euro.
Fakt është se Beshiktashi po kalon një dramë, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë zonës së Europës. Trabzonspori kërkon fitoren e katërt radhazi, për të vijuar ndjekjen e kryesuesve të Gallatasarajt.