Zirkzee drejt Serie A?

- Bota Sot

Zirkzee drejt Serie A?

AS Roma ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Joshua Zirkzee, gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediat italiane raportojnë se bisedimet janë tashmë konkrete dhe aktive.

Sipas raportimeve, drejtori sportiv i Romës, Frederic Massara, ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me klubin anglez dhe me agjentin e lojtarit, Kia Joorabchian, duke marrë sinjale pozitive për realizimin e marrëveshjes.

Interes për 24-vjeçarin ka shfaqur edhe AC Milan, por preferencat taktike të trajnerit Massimiliano Allegri, i cili kërkon një sulmues më fizik dhe direkt, e vendosin Romën aktualisht në pozitë më të favorshme për firmën e Zirkzee.

Sulmuesi holandez nuk po gjen hapësira te Manchester United, ku ka luajtur vetëm 354 minuta këtë sezon, dhe kërkon një projekt ku të ketë rol kyç. Besimi i kufizuar nga trajneri Ruben Amorim ka shtyrë lojtarin të konsiderojë seriozisht largimin.

United pritet të hapë dritën jeshile për largimin e Zirkzee vetëm në gjysmën e dytë të merkatos së janarit, për shkak të mungesave të Bryan Mbeumo dhe Amad Diallo, të angazhuar në AFCON.

Sipas Calciomercato, Roma po punon për një marrëveshje në formën e huazimit me detyrim blerjeje, ndërsa vlera totale e operacionit (huazim + blerje) do të arrinte rreth 35 milionë euro.

Negociatat konsiderohen “të nxehta”, por marrëveshja pritet të konkretizohet vetëm në fazën përfundimtare të muajit janar.



Read it all at Bota Sot