Van Dijk flet për të ardhmen e Salah te Liverpooli

- Bota Sot

Van Dijk flet për të ardhmen e Salah te Liverpooli

Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, ka folur për situatën e Mohamed Salah, pas kritikave publike të sulmuesit ndaj trajnerit Arne Slot dhe vendimit të klubit për ta lënë jashtë disa ndeshjeve.

Van Dijk ka konfirmuar se ka shprehur dëshirën që Salah të qëndrojë te Liverpool: “Sigurisht që i kam thënë se dua të qëndrojë. Ai është një nga liderët tanë dhe do të më pëlqente shumë ta kem rreth e rrotull skuadrës,” tha holandezi.

Megjithatë, Van Dijk pranon se e ardhmja e Salah mbetet e pasigurt: “Ai do të shkojë në Africa Cup of Nations, i urojmë suksese atje dhe shpresojmë që të kthehet dhe të jetë i rëndësishëm për ne për pjesën tjetër të sezonit. Por të gjithë e dimë futbollin – nuk kemi asnjë ide se çfarë mund të ndodhë më tej.”

Salah kishte qenë në stol për tre ndeshjet radhazi para ndeshjes së Champions League ndaj Inter Milan, pasi kishte shprehur frustrimet e tij pas barazimit 3-3 me Leeds. Pas bisedimeve të drejtpërdrejta me trajnerin Slot, Salah u rikthye në skuadër dhe luajti pjesën më të madhe të ndeshjes kundër Brighton (2-0).

Van Dijk theksoi gjithashtu se situata nuk ka ndikuar në performancën e skuadrës: “A ndikuan këto ngjarje te lojtarët? Jo. Performancat ishin të shkëlqyera. Ekipi ka treguar unitet dhe Mo gjithashtu ka reaguar perfekt.”

Kapiteni i Liverpool përfundoi: “Shpresoj që të qëndrojë sepse është një nga liderët tanë dhe shumë i rëndësishëm për klubin, por ka edhe palë të tjera që janë pjesë e kësaj situate.”



Read it all at Bota Sot