Ballkani i jep një “flakaresh” Prishtinës, shkëputet në krye

- Bota Sot

Ballkani i jep një “flakaresh” Prishtinës, shkëputet në krye

Ballkani i Therandës është shkëputur në krye të tabelës me 32 pikë, pesë më shumë se Prishtina që mban vendin e tretë, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Skuadra e Ballkanit i jep “flakaresh” Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 3:1 në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinës nuk po i shkon mbarë në tre ndeshjet e fundit, përkundër se në pjesën e dytë u paraqit më mirë, por jo edhe të përmbysin rezultatin e vendasve.

Për Prishtinë shënoi Gentrit Salihu (13’) dhe për vendasit Bleart Tolaj (22’), Gentrit Salihu (31’ - autogol), Valentin Serebe (45+1’).

Prishtina e ka edhe një ndeshje të mbetur me kampionin në fuqi, Dritën e Gjilanit.



Read it all at Bota Sot