Cristiano Ronaldo zbarkon në Hollywood

- Bota Sot

Cristiano Ronaldo zbarkon në Hollywood

Cristiano Ronaldo zbarkon zyrtarisht në Hollywood. E ka konfirmuar këtë fakt Vin Diesel, imazhi simbol i ‘Fast & Furious’. Aktori ka njoftuar hyrjen e kampionit portugez në kastin e kapitullit të 11-të të sagës.

“Të gjithë më pyesnin, nëse mund të hynte në mitologjinë e ‘Fast & Furious’. Duhet të theksoj se është një personazh real. Kemi shkruar një rol për të”, – ka shkruar Diesel në Instagram.

Cristiano Ronaldo është gati të kalojë kështu nga reflektorët e stadiumeve tek ata të kinematografisë. Lajmi, që është shpërndarë menjëherë në mediat ndërkombëtare, ka rritur entuziazmin e fansave.

Nga njëra anë Ronaldo, një sportist rekordesh, sipërmarrës dhe personazh mediatik me qindra miliona ndjekës, dhe në anë tjetër ‘Fast & Furious’, një nga sagat më të ndjekura të historisë, simbol i shpejtësisë, aksionit dhe spektaklit.

Vin Diesel ka menduar për një personazh që i shkon për shtat Ronaldos: karizmatik, fizik dhe që lidhet me skena aksioni që kanë nivel të lartë spektakli.

Për momentin, detajet e rolit mbeten sekret.



Read it all at Bota Sot