Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fituesi i Kupës së Malit të Zi, ka shokuar Buduçnostin e Podgoricës, duke e mundur me rezultat 1:0, në ndeshjen e mbetur të javës së 13-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Shqiptarët në festën, gjunjëzojnë skuadrën më të madhe e më të trofeshme malazeze.
Minuta e fundit vulosi ndeshjen në stadiumin "Arena Besa" në Tuz.
Futbollisti Robert Gjeljaj shënoi në minutën e 90-të.
Pas një goditjeje nga këndi që u krye me sukses nga Drashko Bozhoviq, Robert Gjeljaj nga dy metra realizoi për fitoren e madhe.
Pas javës së 19-të Sutjeska kryeson me 26, pasojnë Mornari me 32, Deçiqi 31, Jezero 29, Petrovac 26, Mlladosti 26, Buduçnosti 25, Arsenali 20, Bokeli 19 dhe Jedinstvo ka 15 pikë.
Deçiqi - Buduçnosti 1:0
Deçiqi: Radosheviq, Dreshaj, Ujkaj, Gjeljaj, Marash, Selimi, Kajeviq, Sekulloviq, Ndiaye (Radusinoviq 61’), Gjokaj (Bozhoviq 80’) dhe I. Camaj (Strikoviq 81’).