Janë zbuluar 10 fanellat e futbollit më të shitura në të gjithë Evropën, dhe as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo nuk janë në krye të listës.
Me më pak se dy javë deri në festat e fundvitit, shumë njerëz do të nxitojnë të blejnë një fanellë futbolli si dhuratë për dikë të afërt.
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është i vetmi lojtar aktual i Premierligës që hyn në listë, duke u renditur i teti me 878 mijë fanella të shitura, përpara yllit të Anglisë dhe Bayern Munich, Harry Kane, i cili ka shitur 867 mijë fanella.
Lista e plotë e 10 fanellave më të shitura në Evropë këtë vit:
Lamine Yamal (Barcelona) – 1.32 milionë
Lionel Messi (Inter Miami) – 1.28 milionë
Robert Lewandowski (Barcelona) – 1.11 milionë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 1.02 milionë
Vinicius Jr (Real Madrid) – 992 mijë
Giorgian de Arrascaeta (Flamengo) – 975 mijë
Cristiano Ronaldo (Al-Nassr) – 925 mijë
Bruno Fernandes (Manchester United) – 878 mijë
Harry Kane (Bayern Munich) – 867 mijë
Rodrygo (Real Madrid) – 798 mijë