Allegri: Sasuolo është gjithmonë i rrezikshëm

- Bota Sot

Allegri: Sasuolo është gjithmonë i rrezikshëm

Milani është ndalur në shtëpi në një barazim 2-2 jo përballë një rivali direkt, por ndaj Sasuolos që po bën mjaft mirë në këtë edicion dhe është në zonën e qetë të klasifikimit.

Trajneri Allegri, në fund të ndeshjes foli gjithsesi me tone pozitive.

“Sot kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi sulmuar mirë ndaj një mbrojtje të fortë.

Sasuolo është gjithmonë i rrezikshëm, pastaj në një moment të caktuar ata e copëtojnë ndeshjen dhe lënë 3 lojtarë përpara. Nëse nuk rikuperon topin, pastaj duhet të kthehesh 90 metra mbrapa.

Kemi rrezikuar edhe të humbnim te gjuajtja e Lauriente. Marrim një pikë e cila në fund do të jetë e vlefshme, duhet të inatosemi dhe jo të demoralizohemi.

Tani duhet të fillojmë të pësojmë më pak gola, pasi kemi pësuar dy në Parma, sot dy, dy në Torino, dy me Pizën, dy me Kremonezen”, ishte kritika e Alegrit për futbollistët e tij.



Read it all at Bota Sot