Aston Villa ka hyrë në një formë të jashtëzakonshme, duke triumfuar për herë të nëntë radhazi në të gjitha garat.
Të besuarit e Unai Emery fituan në udhëtim te West Hami, me shifrat prej 3:2, duke u rikthyer nga disavantazhi.
Fillimisht, ishin vendasit që shënuan në sekondat e para të ndeshjes, me anë të Matheus Fernandes.
Megjithatë, vendasit shënuan përsëri në minutën e nëntë, por në portën e tyre, pasi Konstantinos Mavropanos shënoi autogol për 1-1.
Në minutën e 24-të, Jarrod Boëen realizoi për 2-1, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në të dytë, vetëm pas pesë minutave, Morgan Rogers shënoi për 2-2.
I njëjti doli përsëri në skenë, pasi shënoi për 3-2 dhe për fitoren e Villas në “London Stadium”.
Me këtë fitore, Villa shkon në 33 pikë, në vendin e tretë, një më pak se Manchester City në vendin e dytë, dhe tri më pak se Arsenali në vendin e parë.
West Hami mbetet në probleme të mëdha, pasi është pa fitore në katër ndeshjet e fundit, duke u pozicionuar i 18-ti në tabelë.