Një javë më parë, në ndeshjen e Llapit ndaj Gjilanit, kartoni i kuq ndaj Axel Gnapit nxiti një reagim të ashpër të trajnerit Tahir Batatina, i cili madje thuhet se është përplasur edhe fizikisht me gjyqtarin Egzon Dakaj.
Ende pa u sqaruar kjo situatë me gjyqtarin Dakaj, Llapit i ka dalë ‘problem’ edhe me një tjetër gjyqtar.
Bëhet fjalë për gjyqtarin Bujar Selimaj, për të cilin tash u ankua ashpër në rrjetet sociale sekretar i Llapit, Muhamet Rexhepi.
“Ku është offside këtu? Përsëri të dëmtuar, kësaj radhe nga Bujar Selimaj.
A thu pse duhet të vazhdojë kjo çdo ndeshje ndaj KF Llapi, ku një gol i rregullt anulohet për offside?”, shkruan Rexhepi në “Facebook”.
Ndeshja Llapi – Malisheva përfundoi pa gola, e cila u luajt sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapi është momentalisht i shtati me 21 pikë, derisa Malisheva është e katërta me 26 pikë.