Mainoo i ka 12 oferta në tavolinë, zgjedh klubin e tij të radhës

- Bota Sot

Mainoo i ka 12 oferta në tavolinë, zgjedh klubin e tij të radhës

Është bërë e qartë destinacioni i preferuar i Kobbie Mainoos nëse ai largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, nga më shumë se 12 klube që janë të interesuara për të.

Mainoo, 20 vjeç, ka pasur vështirësi për të gjetur minuta të rregullta tek United që prej ardhjes së Ruben Amorim si trajner vitin e kaluar.

Këtë sezon, Amorim shpesh ka preferuar një dyshe mesfushore me Casemiro dhe kapitenin Bruno Fernandes, duke e kufizuar Mainoon në paraqitje nga stoli.

Mainoo gëzon respekt të madh nga tifozët e klubit, pasi ka dalë nga Akademia e njohur e “Old Trafford” dhe është ngjitur deri te ekipi i parë.

Megjithatë, raportimet sugjerojnë fort se ai po kërkon një largim huazimi në janar, përpara Kupës së Botës verën e ardhshme.

Talenti i ri kishte kërkuar gjithashtu një huazim gjatë verës, teksa ka kontratë me United deri në verën e 2027, me klubin që ka opsionin për ta zgjatur atë për një vit tjetër.

Mesfushori ka regjistruar 11 paraqitje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, me vetëm një start, që erdhi në humbjen befasuese në rrethin e dytë të League Cup ndaj Grimsby Town.

Sipas “Caught Offside”, më shumë se një duzinë klube janë në garë për shërbimet e Mainoo, me Chelsea dhe Bayern Munich që thuhet se po “kryesojnë ndjekjen”.

Megjithatë, po ashtu raportohet se kampionët italianë, Napoli, janë klubi që Mainoo do të preferonte të bashkohej, nëse largohet përkohësisht nga United.

Nëse ai do të transferohet te skuadra e Serie A, do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës te United, Scott McTominay, i cili u bë figurë kyçe në suksesin e Napolit për të fituar Scudetto-n sezonin e kaluar dhe madje u nominuar për Topin e Artë.

Sulmuesi Rasmus Hojlund po kalon sezonin në “Stadio Diego Armando Maradona” me huazim nga United, me klubin italian që ka detyrimin të blejë ndërkombëtarin danez për rreth 38 milionë paund nëse sigurojnë kualifikimin për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot