Bologna - Juventus, formacionet

- Bota Sot

Bologna - Juventus, formacionet

Në orën 20:45 zbresin në fushë Bologna dhe Juventus, në kuadër të programit të javës së 15-të të Serie A.

Janë bërë të ditura formacionet zyrtare të dy trajnerëve, të cilët pothuajse kanë respektuar plotësisht parashikimet e dhëna në prag të ndeshjes.

Te Bologna, Italiano ribashkon dyshen Hegem–Luçumi në qendër të mbrojtjes, por surprizon me zgjedhjen e Pobega si trekuartist, duke e preferuar ndaj dy specialistëve të rolit si Odgaard apo Bernardeski që e nisin ndeshjen nga stoli.

Pothuajse gjithçka është konfirmuar edhe te Juventusi, me Spallettin që i beson mbrojtjen skemës K3 (Kalulu dhe Kopmeiners si mbrojtës anësorë pranë Kellit), ndërsa Mekeni edhe një herë përshtatet si anësor i djathtë.

 Në repartin ofensiv, me Vlahovic ende të dëmtuar, trajneri  zgjedh kanadezin Dejvid, i preferuar nga fillimi.



Read it all at Bota Sot