Do të startojë në orën 21:00, dueli mes Alaves dhe Real Madridi, i vlefshëm për javën e 16-të të La Ligës.
Vendasit shpresojnë që performancat e fundit pozitive në shtëpi t’i shërbejnë si frymëzim për të arritur një fitore surprizë përballë Real Madridit, që ndodhet nën presion në garën për titullin kampion.
Alavesh ka humbur 19 nga 21 përballjet e fundit direkte në La Liga kundër Real Madridit (2 fitore), me madrilenët që kanë fituar secilën nga shtatë ndeshjet e fundit mes tyre.
Reali ka triumfuar në pesë vizitat e fundit në fushën e Alavesh dhe mund të bëhet vetëm skuadra e dytë në historinë e La Ligës që arrin gjashtë fitore radhazi në transfertë kundër tyre.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, te madrilenët bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i mbrojtësit të djathtë, Viktor Valdepenas, që do të bëjë kështu debutimin në La Liga me Realin.
19-vjeçari është një produkt i ekipit B, teksa kërkon të lerë gjurmë në këtë përballje.