Kapiteni Granit Xhaka është në formë të lartë dhe këtë po e dëshmon ndeshje pas ndeshje.
Futbollisti Xhaka i jep siguri të plotë Sunderlandit qoftë si vendas qoftë si mysafirë.
Sunderlandi sot shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Newcastles.
Xhaka vlerësohet me notë 7.3, gjithnjë duke iu referuar faqes së specializuar për statistika, “Sofascore”.
E veçantë është se Malick Thiaw i Newcastles është lojtar i ndeshjes, me notën 7.9.
Pas javës së 16-të në Premier League, Sunderland renditet në vend të shtatë më 26 pikë dhe ka 4 më shumë se Newcastle që gjendet në të 12-tin.