Juventusi gradualisht i afrohet kreut të tabelës në Seria A.
“Zonja e Vjetër” doli me pikë të plota, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Bologna-n, në takimin e javës së 15-të.
Futbollisti Juan Cabal shënoi në minutën e 65-të.
Katër minuta më vonë (69’) situata komplikohet edhe më shumë të Bologna, Heggem përjashtohet me karton të kuq, ky ishte një kapital i madh për udhëtuesit.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, asnjë minutë nuk u aktivizua, ngroh ulësen.
Juventusi ngritet në vend të pestë me 26 pikë dhe ka 7 më pak se lideri Interi.
Bologna zë vendin e 6-të me 25 pikë të mbledhura.