E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vde*kur në Prishtinë

- Gazeta e Prizrenit

E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vde*kur në Prishtinë
Një zyrtar policor në Prishtinë ka vdekur sot në Prishtinë, ku dyshohej se ishte aksident.
Sipas informacioneve që ka Klankosova, njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës, që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.
Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.
“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor)”, konfirmoi zëdhënës i policisë, Enis Pllana për Klankosova.



Read it all at Gazeta e Prizrenit